Ardian Bujupi publikon klipin e këngës “Luna” me skena nga koncertet e tij

Ardian Bujupi publikon klipin e këngës “Luna” me skena nga koncertet e tij

Showbiz dhjetor 08, 2019 - 22:50
detaje

“Luna” mban titullin kënga e re e Ardian Bujupit, të cilën e ka publikuar gjatë të dielës, të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Projekti është realizim i producentëve Jumpa dhe Artem, ndërsa pritet të pëlqehet nga fansat e shumtë të këngëtarit që bën karrierë në Gjermani.

Pjesë e videos muzikore janë disa inserte nga turneu muzikor i këngëtarit, ku shfaqen edhe fansat që e kanë ndjekur nga afër. 

“Faleminderit të gjithëve që ishit në turneun tim të parë! Këtu është një falënderim i vogël”, ka shkruar Ardiani në një postim në rrjetet sociale me rastin e publikimit të videoklipit.

Njëherësh, nuk mungon edhe një prej momenteve të ngritjes së flamurit kombëtar në skenë.Telegrafi

Image