Nisin hatërmbetjet për pikët: Këngëtari i drejtohet Eneda Tarifës

Nisin hatërmbetjet për pikët: Këngëtari i drejtohet Eneda Tarifës

Showbiz December 08, 2019 - 17:55
detaje

Mbrëmjen që lamë pas Eneda Tarifa triumfoi në festivalin ‘Kënga Magjike’ duke zënë vendin e parë me këngën ‘Ma zgjat dorën’.

E siç ka ndodhur paraprakisht, hatërmbetjet me theks të veçantë në pikët e këngëtarëve kanë qenë sërish të pashmangshme.

I pakënaqur këtë herë ka mbetur këngëtari Ardit Çuni i cili e votoi Enedën me 24 pikë teksa kjo e fundit i dha zero.

Kaq ka mjaftuar që Çuni të kthehet në kohë para votimeve përmes një videoje me Tarifën ku shprehet:

‘Kjo video 20 Nëntor para votimeve. Kur miqtë e tu të dashur të lajnë e të lyejnë dhe në fund të japin 0 pikë në ‘Kënga Magjike’. Ah mikja ime sa keq më vjen për ty dhe fletën tënde të votimit kushdo ta ketë plotësuar’

Kujtojmë se pak vite më parë, pikërisht pikët në festival ishin bërë mollë sherri në një përplasje e cila degjeneroi në konflikt fizik mes Flori Mumajesit dhe Stine. Këtë herë, duket të kemi qenë me fat sa i përket hatërmbetjeve të lokalizuara vetën në rrjete sociale. /Prive