Ky ishte reagimi i Florit pas fitores së Eneda Tarifës në ‘Kënga Magjike’

Ky ishte reagimi i Florit pas fitores së Eneda Tarifës në ‘Kënga Magjike’

Showbiz December 08, 2019 - 11:15
Detaje

 

Kantautori dhe këngëtari i mirënjohur shqiptar, Flori Mumajesi sot thuri disa fjalë për këngëtaren Eneda Tarifën, e cila mbrëmë e fitoi vendin e parë në festivalin e “Këngës Magjike”.

Ai përmes një imazhi në instastory e uroi Enedën për fitoren dhe tregoi se kur askush nuk e ka mbështetur, këngëtarja ia ka zgjatur dorën. “Jo sepse fitove! Vitin tjeter dikush tjeter do jete fitues dhe cfar? Te njoh prej 20 vitesh dhe kur mua askush nuk me konsideronte ishe aty dhe ma ke zgjatur doren! Jam i vogel para teje, por ta them me bindje ti je aset. Urime zemer.”, shkroi Flori në instastory.

Vendin e parë në edicionin e sivjetmë të Festivalit “Kënga Magjike” e zuri Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën”. Vendin e dytë, Fifi me këngën “Marova”, ndërsa në vendin e tretë Anxhela Peristeri me këngën “Dikush i imi”.

Image