Habit Meri Shehu: Elvana Gjata ka shumë mundësi të shpallet fituese, Arilena jo!

Habit Meri Shehu: Elvana Gjata ka shumë mundësi të shpallet fituese, Arilena jo!

Showbiz December 06, 2019 - 23:27
Lajmet e fundit nga showbizi

19, 20 dhe 22 Dhjetor do të jenë netët e mëdha artistike që do të përcaktojnë fatin e këngëtarit që do të përfaqësojë shqipërinë vitin e ardhshëm në “Eurovision2020”.

Shumë supriza priten të ndodhin ndërkohë që shumë prej tyre janë zbuluar rrugës, duke marrë parasysh që këtë vit i është besuar dyshes Grabocka-Vejsiu, që gjithmonë dinë me delikatesë të dhurojnë spektakël.

Eni Shehu, modetarori i “Aperi Fest”, programi që zbulon prapaskenat e festivalit por edhe intervista ekskluzive me këngëtarët, ka pasur të ftuar astrologen e njohur Meri Shehu, i cili në bazë të shenjave të horoskopit e ka pyetur këtë të fundit se kush ka më shumë mundësi të shpallet fitues këtë vit.

E teksa shpesh është folur dhe lakuar për Arilenën dhe Elvanën, si dy pretendente për t’u shpallur fituese, Meri ka dhënë faktet e saj astrologjike teksa është pyetur për dy këngëtaret e mesa duket fati qenka në krahun e ujorit, Elvana Gjatës.

Sipas Merit, ky ka qenë vit me fat për ujorët por të njejtën energji duhet t’a mbajnë nga faktorë të brendshëm deri në netët e festivalit, pasi vetëm dy ditë më parë viti i tyre me fat në astrologji kishte mbaruar por kjo nuk do të thotë, thënë me fjalë të thjeshta që fati do u mungojë, nëse ruajnë të njejtën energji. Pra, gjasat që Elvana të shpallet fituese sipas Merit janë të lartë ndërsa sa i përket Arilenës, gaforre në horoskop, nuk është fare momenti i tyre i triumfit. Për më tepër ndiqni intervistën e plotë.