Pos 100 mijë eurove që dhuroi, Ermal Fejzullahu do të ndërtojë edhe shtëpinë e familjes Abazi

Pos 100 mijë eurove që dhuroi, Ermal Fejzullahu do të ndërtojë edhe shtëpinë e familjes Abazi

Showbiz December 03, 2019 - 18:01
Detaje

Sot një javë një tërmet i tmerrshëm goditi Shqipërinë, i cili deri më tani ishte më vrastari për vitin 2019 duke lënë pas 51 persona të vdekur e mijëra të pastrehë e të lënduar.

Ndër ata që tërmeti u morri jetën ishin edhe dy djemtë kosovarë të familjes Abazi nga Gjilani.

Isa Abazi 29 vjeçar dhe Shemsedin Abazi 32 vjeçar ishin dy vëllezërit gjilanas të cilët udhëtonin në Durrës për punë dhe po qëndronin në një hotel që u shemb.

Në shumën prej 100,00 euro që Ermali ka arritur të mbledhë dhe të donojë për familjet e prekura nga tërmeti ai gjithashtu ka konfirmuar se do të kujdeset personalisht të ndërtojë edhe një shtëpi për këtë familje të cilës disa vite më parë i ishte shuar edhe një djalë.

Përndryshe edhe reperja Tayna në një thirrje direkte teksa emisioni NIN me Alaudin Hamitin po zhvillohej apeloi që të ndihmojmë këtë familje dhe u shpreh se të ardhurat nga koncerti i saj i ardhshëm do shkonin për familjen Abazi. /Prive.al