Zbulohet surpriza e parë e festivalit të RTSH-së për këtë vit

Zbulohet surpriza e parë e festivalit të RTSH-së për këtë vit

Showbiz November 21, 2019 - 21:16
Detajet

Ndodh për herë të parë në historinë e organizimit të festivalit më të madh të muzikës shqiptare në vend! Festivali i fundvitit në RTSH vjen me plot risi në këtë edicion të 58-të të tij! Kështu, në fillim të muajit të ardhshëm nis transmetimi në Radio Televizionin Shqiptar dhe në kanalin YouTube i "Aperitiv Fest", një hapesire e dedikuar për artistët që do të ngjiten këtë vit në skenën e festivalit.

Ky format që, me sa duket nga promocioni, është goxha interesant, i është besuar gazetarit Eni Shehu. Programi "Aperi Fest" do të ketë protagonistë këngëtarët, por herë pas here edhe një panel gazetarësh që do u drejtojnë pyetje artistëve për të zbuluar më shumë për prurjet e tyre artistike këtë vit. "Aperi Fest" është një gjetje, nga ana e organizatorëve të këtij viti, nëse kemi parasysh interesin e vazhdueshëm të fansave.

Por, pas përfundimit të festivalit, do të ketë edhe një "Digestive Fest"?! Në fakt, tradita e "Post festival"-it do të vazhdojë edhe këtë vit, me diskutime të performancave dhe intervista me artistët. Megjithatë, deri në netët finale ka ende kohë, kështu që na duhet të "hapim oreksin" fillimisht me "Aperi Fest" që më pas të shijojmë spektaklin e vërtetë në datat 19, 20 dhe 22 dhjetor.