7 profesionet e Edi Ramës

7 profesionet e Edi Ramës

Showbiz November 20, 2019 - 20:52
Lajmet e fundit nga showbizi

Edi Rama njihet për shkak të aventurave të ndryshme, që nga gratë e jetës e deri tek stili i jetesës dhe tek mënyra e të bëri politikë, trasnmeton Gazeta Metro.

Edi Rama deri më sot ka ndërruar shtatë profesione, basketbollist, piktor, pedagog, ministër, kryebashkiak dhe politikan në krye të Partisë Socialiste, dhe kryeministër.

Kryeministri i Shqipërisë është ndër të paktët personazhe publike në politikë që ka ndërruar emrin. Në certifikatën tij të lindjes shkruhet se quhet Edvin Kristaq Rama. Ndërsa pas angazhimit të tij në politikë, ai i firmoste shkresat me Edi Rama.
Edi Rama është kryebashkiaku i vetëm i Tiranës që ka bashkëjetuar politikisht me katër kryeministra. Pandeli Majko, Ilir Meta, Fatos Nano dhe të fundit, Sali Berisha.