Sherr me Flori Mumajesin? Ervin Gonxhi tregon pse e braktisi grupin 'ThreeDots'

Sherr me Flori Mumajesin? Ervin Gonxhi tregon pse e braktisi grupin 'ThreeDots'

Showbiz November 20, 2019 - 20:49
Lajmet e fundit nga showbizi

Ervin Gonxhi ka treguar më në fund arsyen se përse është shkëputur nga grupi i mirënjohur muzikor “Threedots”, teksa u përfol për një sherr që mund të ketë pasur me drejtuesin, Flori Mumajesin.

I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, Ervini ka folur për projektin e tij më të ri muzikor. I pyetur nga gazetari, Gerald Qerimi, ai deklaroi se për momentin po bën muzikë për vete dhe tregun ndërkombëtar.

Ndërsa për arsyet që u shkëput nga grupi “Threedots” Ervini tha:

“Threedot-sat do të mbeten gjithmonë në gjendjen time shpirtërore, ata janë vëllezërit e mi , me të cilët kam krijuar shumë vite punë. Unë jam një nga ata që kam luftuar të jem Threedots.

Nuk është kjo arsyeja që unë jam larguar nga artistët. Artistët unë i mirëpres akoma në studio. Kam bashkëpunim prapë me këngëtarë dhe artistë, po më tepër po bashkëpunoj me të huaj.