Deputeti më i votuar i PDK-së publikon fotografi duke festuar me familjen, kjo është arsyeja e festës

Deputeti më i votuar i PDK-së publikon fotografi duke festuar me familjen, kjo është arsyeja e festës

Showbiz November 19, 2019 - 19:30
Lajmet e fundit nga showbizi

Mergim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka ndarë me shoqërinë e tij në rrjetin social "Facebook", një moment shumë të veçantë me familjen e tij.

Mergimi dhe bashkëshortja e tij Shehidja, sot festojnë 13- vjetorin e martesës së tyre, përcjell "Zëri.info".

Lushtaku këtë festë ka zgjedhur që ta festojë bashkë me familjen e tij të ngushtë me ç'rast edhe ka publikuar fotografi të cilës i vendos fjalë mjaft domëthenëse për lidhjen e tij me bashkëshorten, po ashtu edhe i shpreh dashurinë asaj.

"Në përvjetorin e 13-të të martesës sonë, duke kujtuar sfidat dhe begatit e kësaj martese.

E falënderoj Zotin për këtë bashkim më shoqen e jetës sime Shehiden, e cila është kontribuesja e suksesit tim dhe të fëmijëve tanë.

Martesa është qeliza kryesore e një shoqërie apo një shteti. Andaj individi dhe shteti duhet të investojnë në këtë qelizë thelbësore", ka shkruar Lushtaku./ZËRI