Ngjela për gratë: Pa bukuri fizike unë nuk afrohem

Ngjela për gratë: Pa bukuri fizike unë nuk afrohem

Showbiz November 14, 2019 - 14:20
Lajmet e fundit nga showbizi

Këtë të mërkurë, një ndër të ftuarit në emisionin ‘Soiree’ nga Jonida Shehu ishte avokati i njohur Spartak Ngjela. Ai ka folur rreth së bukurës dhe se çfarë percepton ai me një femër të bukur.

Avokati ka lënë të kuptohet se për të pamja fizike është primare. Ai ka treguar se nuk do t’i afrohej kurrë një femre të shëmtuar edhe nëse do kishte sjellje të mirë. “Sjellja mund ta rrëzojë bukurinë, por nuk ngre shëmtimin në të bukurën”, është shprehur Spartak Ngjela duke theksuar se pavarësisht sjelljes së mirë që mund të ketë, prapë një femër e shëmtur ngelet e shëmtuar.

“Pa bukuri fizike, unë nuk afrohem. Afrohem, por nuk kam afekt. Duhet të më ketë afektuar, nuk është gjatësia ajo që më afekton. është diçka tjetër. Cila? Ua them unë. Magjia”, ka shtuar ai.