Robert Berisha: Jetoj me Norën dhe Reneenë, mund të ketë derë hapur për tu rikthyer bashkë

Robert Berisha: Jetoj me Norën dhe Reneenë, mund të ketë derë hapur për tu rikthyer bashkë

Showbiz November 14, 2019 - 11:30
Detajet

Robert Berisha ka dy muaj që dha lajmin për ndarjen nga Nora Istrefi, shkruan GazetaBlic.

Këngëtari mbrëmë ishte i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku padyshim që foli edhe për ndarjen nga Nora Istrefi.

I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku se me kë po jeton tani këngëtari, duke qenë se edhe kjo pjesë u komentua gjatë pas ndarjes së tyre, Robert Berisha tha se ai jeton edhe me Norën dhe Reneenë.

“Roberti jeton edhe vetëm, edhe me Norën dhe gocën. Ajo është e vogël 4-vjeçe. Prishtina është e vogël, jetojmë edhe afër, kështu që, pak aty, e pak aty! Edhe po mos të ishte vajza, mendoj qe çdo çift që ka probleme, ka pauza, ndamje, nuk do me thënë të mos flasësh. Mbi të gjitha, ne do të jemi gjithmonë prindërit e Reneesë”, ishin fjalët e Robertit.

Gjithashtu Berisha foli edhe për divorcin, duke thënë se e vërteta e arsyes pse sjanë bashkë ë7shtë dikur tjetër dhe ajo çfarë është shkruar.

“Nuk kam thënë asnjëherë që jemi ndarë, por nuk jemi bashkë, ky është dallim i madh. Divorci permes gjyqit..nuk jemi prej atyre çifteve që e kemi bërë me inat. E vërteta qëndron diku tjetër, është personale, dhe besoj se mund të ketë ndonjë derë të hapur për rikthim”, tha Robert Berisha.