Genta Ismajli pushton ballinat e gazetave turke

Genta Ismajli pushton ballinat e gazetave turke

Showbiz November 13, 2019 - 18:00
Lexo Detajet

Genta Ismajli vazhdimisht po shfaqet në mediat rozë të gazetave më të njohura turke.

Këngëtarja Genta Ismajli po bën bujë në shtetin e Turqisë dhe të gjitha mediat e vendit po merren me të.

Genta po prmovon një super projekt që ka realizuar në Turqi por që po e mban sekret artistin e njohur turk me të cilin ka bashkëpunuar.

E mediat atje e kanë marrë vesh se me kë bëhet fjalë dhe duket se fjala është për një nga artistët më të njohur të momentit, kështu duke ia kushtuar vëmendjen edhe këngëtares nga Kosova.

Në shumë gazeta turke Genta ka qenë madje edhe në ballina, ndërsa vazhdimisht lavdëron Stambollin dhe tregon se sa kohë të mirë ka kaluar gjatë realizimit të projektit atje.

Image

Këngëtarja një kohë vazhdimisht ka sjellë postime nga vendi i bukur turk, ku është parë në hotele luksoze e darka romantike në jaht.

Fillimisht na bëri të mendojmë se po përjeton disa ditë të bukura romantike me ndonjë person misterioz, por më pas vetë mediat e turqisë bënë të ditur se Genta ka realizuar projektin e saj të madh./Gazeta Express/

Image
Image
Image