Për cilin kandidat për Kryeministër votoi reperi kosovar me 6 Tetor?

Për cilin kandidat për Kryeministër votoi reperi kosovar me 6 Tetor?

Showbiz November 12, 2019 - 19:18
Detajet

Si i ftuar në NIN të Klan Kosova, reperi Mozzik mes tjerash në një rubrikë të veçantë iu përgjigj edhe pyetjeve të bëra nga fansat në Instagramin e Prive.

Në një situatë pas zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme, një prej fansave e pyeti reperin se kë ka votuar.

Pa komplekse, Mozzik u përgjigj se vota e tij ka shkuar për PDK-në e Kadri Veselit e cila në këto zgjedhje doli e treta pas Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Në ndërkohë, intervistën e tij të plotë ku flet për karrierën, jetën private, ndarjen nga Loredana dhe planet për të ardhmen mund ta ndiqni më poshtë.