Vajza e Nystret Muçiqit e lumtur pranë të dashurit

Vajza e Nystret Muçiqit e lumtur pranë të dashurit

Showbiz November 11, 2019 - 23:10
Lexo Detajet

Çifti duket mjaft bukur Më 20 shtator, vajza e madhe e këngëtarëve të mirënjohur, Nystret dhe Merita Muçiqit, Albiona ka bërë publike lidhjen e saj.

Ajo ka publikuar një imazh të bukur me personin e zemrës, Muhamet Dudin, i cili i ka shprehur dashuri edhe përmes komentit në fotografinë e publikuar. Ashtu sikurse në fotografinë e publikuar para rreth dy muajve, edhe sot, Albiona dhe Muhameti duken mjaft të lumtur.

Kjo shihet në imazhin e fundit, që Albiona publikoi sot në instasory për 36 mijë e 600 ndjekësit e saj. Afër njëri-tjetrit, çifti duket mjaft bukur.

Image


Albiona Muçiqi është mjaft aktive në rrjete sociale, në të cilat publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, me ç’rast merr komente dhe pëlqime të shumta. Kujtojmë që, Nystret Muçiqi dhe Merita Spahiu-Muçiqi janë të martuar prej vitesh dhe së bashku kanë tre fëmijë, Albatritin, Albionën dhe Enean./21Media