Loredana flet rreth akuzave të çiftit zviceran për fitoren në MTV EMA

Loredana flet rreth akuzave të çiftit zviceran për fitoren në MTV EMA

Showbiz nëntor 08, 2019 - 12:12
detajet

Reperja e njohur, Loredana Zefi së fundmi u bë temë e mediave shqiptare por edhe ato gjermane e zvicerane, për çmimin e fituar në ‘MTV EMA 2019’.

Ata theksojnë se albumi i saj “King Lori” e ka renditur në krye të top listave gjermane, teksa vet Loredana ka treguar se tekstet e këngëve të saj janë të frymëzuar nga jeta reale, veçanërisht nga vajza e saj e vogël, Hana.

“70 për qind e teksteve janë të miat”, ka thënë 24-vjeçarja. Ndërkohë e pyetur për akuzat që një çift zviceran rreth të 50-tave, ngre rreth saj për kërcënim dhe zhvatje parash në shifër të mëdha, Loredana deklaroi se nuk mund t’i bëjë njerëzit të besojnë se si është vërteta, kur ata nuk duan ta besojnë.

Për këto suksese të fundit, por edhe të rejat nga jeta e saj private, reperja me prejardhje nga Ferizaj ka folur së fundmi në një intervistë për revistën zviceran, ‘Schëeizer Illustrierte’.

“Nuk është problemi im nëse njerëzit besojnë atë që shkruhet. Kjo është arsyeja pse unë i provokoj ata që të nxjerrin më shumë mllefin ndaj meje”, ka thënë reperja shqiptare.

“Unë jam fanse e madhe e Zvicrës, më pëlqen të jem këtu. Unë mendoj se nuk do të largohem nga Zvicra. Nuk mund ta kuptoj mënyrën se si mund ta urresh dikë që nuk e njeh personalisht”, ka thënë ajo kur u pyet në lidhje me deklaratat e fundit, ku kishte thënë se zviceranët nuk e duan edhe aq shumë.