Reperi serb me flamur shqiptar në veturë: Jemi si vëllezër
Showbiz
November 01, 2019 - 17:18
Detajet
Reperi serb, Aleksandar Milosavljeviç i njohur me emrin e artit Aki Aki i ka habitur të gjithë me videoklipin e tij të ri “Cani Sciolti”.
Kjo sepse në këtë videoklip ai ka shfaqur edhe flamurin shqiptar dhe atë serb dhe thotë se të dy kombet janë si një familje.
Vargjet që ai këndon janë kështu:
Jemi si një familje dhe kjo dihet, niset njëri dhe nisen të gjithë, ose futet njëri futen të gjithë, bashkë me shqiptarë e serbë.”
Ai prej disa vitesh jeton në Itali. Por kënga e tij nuk është pritur edhe aq mirë nga ata persona që jetojnë në Serbi.
Reperi ka marrë shumë komente negative sepse i konsideron shqiptarët si miq. Si përfundim mund të thuhet vetëm se reperi i ka habitur të gjithë me veprimin e tij.