Rrezikuan jetën me role filmi

Rrezikuan jetën me role filmi

Showbiz October 23, 2019 - 10:39
Lajmet e fundit nga showbizi

Aktrimi mund të jetë më shumë se profesion i rrezikshëm. Sa më shumë që një film është serioz dhe me një buxhet më të madh, skenat janë të paimagjinueshme dhe për këtë arsye mundësia e lëndimeve është shumë më e lartë. Ne jua paraqesim disa prej aksidenteve të çuditshme që u kanë ndodhur aktorëve të famshëm gjatë xhirimeve, transmeton "Zëri.info".

Ylli i sagës “Hunger games”, Jennifer Lawrence, gjatë xhirimeve të filmit “Mockingday” në një skenë filloi të asfiksohet për shkak të mjegullës artificiale që është prodhuar, më vonë u zbulua edhe makineria e prishur përgjegjëse për këtë lloj efektesh. 

Leonardo Di Caprio pësoi një prerje të dorës, që nuk është lëndim edhe aq i pazakontë. Ajo që është e pazakontë është se Leonardo ka vazhduar të luajë një skenë në filmin “Django Unchained”, pavarësisht nga gjakderdhja e rëndë në dorë. Çfarë është madhështia e xhirimeve dhe si sakrifikohet gjithçka për rolin cilësor ai e dëshmoi kur gjatë xhirimeve theu një gotë në dorën e tij. Ekipi mendoi se gjaku i rremë derdhej poshtë krahut të aktorit, por që ishte një lëndim i vërtetë ata e zbuluan vetëm pas aktrimit të shkëlqyeshëm të skenës. 

Edhe aktori Brad Pitt kishte pësuar lëndim gjatë aktrimit dhe atë lëndim të thembrës. Gjëja interesante në lidhje me këtë lëndim është se Pitt lëndoi thembrën duke aktruar Akilin. Aktori ka luajtur një rol madhështor në spektaklin historik “Troy”, kurse gjatë njërës prej sekuencave të luftës Brad u plagos në të vetmin vend që ishte një pikë e dobët e heroit të famshëm mitik. 

Bukuroshja nga Afrika e Jugut, Charlize Theron, në filmin “Snow White and The Huntsman” ka luajtur rolin e mbretëreshës së keqe, Ravenës. Gjatë xhirimeve të një skene ka bërtitur aq shumë, saqë kishte tendosur një nga muskujt e barkut./ZËRI

Image