I rrit vithet, por pastaj ankohet

I rrit vithet, por pastaj ankohet

Showbiz October 23, 2019 - 10:34
Lajmet e fundit nga showbizi

Modelja dhe ylli i rrjetit social “Instagram”, Sophie Elise, është ankuar në medie se operacioni i saj për rritjen e vitheve nuk ka qenë i suksesshëm dhe se është shumë e pakënaqur me rezultatet e arritura, transmeton "Zëri.info".

Sophie operacionin për ngritjen e vitheve në stilin brazilian e ka kryer në një klinikë private në Turqi, ku çmimet për një ndërhyrje të tillë janë gati dyfish më të lira sesa në Britani të Madhe. Mirëpo vithet e saj nuk duken ashtu siç kishte shpresuar bukuroshja.

“Para operacionit nuk jam konsultuar me këtë kirurg dhe as që më është ofruar konsultimi. Nuk kam menduar për atë se si do të dukem kur t’i mbush 50 vjet. Vithet nuk më duken normale dhe tani e tutje do t’i marr vetë vendimet me të cilat mund të jetoj”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka zbuluar se planifikon të udhëtojë në Los Anxhelos për t’i kthyer vithet në formën natyrale dhe dëshiron që tregimi i saj të arrijë te secila femër që dëshiron operacion të lirë plastik./ZËRI

Image

Image

Image

Image