Nora dhe Roberti kapen mat në Shkup (Video)

Nora dhe Roberti kapen mat në Shkup (Video)

Showbiz October 21, 2019 - 18:04
Detajet

Kanë kaluar tashmë disa javë që Nora dhe Roberti janë ndarë, të paktën publikisht.

Ka qenë Robert Berisha, ai i cili e ka dhënë lajmin përmes rrjetit social Instagram, duke mërzitur kështu shumë fansa të çiftit.

Megjithatë, ai tha se ndarja me këngëtaren me të cilën ishte bashkë për shumë vite, ndodhi në mënyrë miqësore dhe se prioriteti i tyre ishte Renee.

Por, Prive i kapi paparazzi ata – bashkë në aeroportin e Shkupit.

Nora bashkë me Erën dhe DJ Red, u përcollën nga vet Roberti në aeroport dhe këtë e dëshmon videoja e mëposhtme dhe fotografia.

Nuk dihet ende destinacioni i motrave Istrefi por ajo që dihet është marrëdhënia e mirë e Norës dhe Robertit edhe pas ndarjes.