Rita Ora rrëmben çmimin ‘Latin American Music Awards 2019’

Rita Ora rrëmben çmimin ‘Latin American Music Awards 2019’

Showbiz October 20, 2019 - 19:17
Lexoni detajet

Këngëtarja shqiptare Rita Ora vazhdon të korrë  sukses në arenën ndërkombëtare.

Ajo ka rrëmbyer çmimin  për videon më të mirë në “Latin American Music Awards 2019”  me këngën “R.I.P” në bashkëpunim me Sofia Reyes dhe Anit.

Vajzat e publikuan në mars të këtij viti këngën “R.I.P”, që numëron 134 milionë klikime në Instagram.

Në këtë kategori, Rita mposhti emra të njohur siç janë Maluma, Daddy Yankee, Camila, e të tjerë.

Në mbrëmjen e  “Latin American Music AWards 2019” ishte vetëm Sofia Reyes, e cila mori çmimin. Rita aktualisht ndodhet në Meksikë, ku po shkëlqen në koncerte.