Zbulohet, reperi i njohur dhe këngëtarja kosovare janë në lidhje, kapen fotografitë

Zbulohet, reperi i njohur dhe këngëtarja kosovare janë në lidhje, kapen fotografitë

Showbiz October 19, 2019 - 13:54
Lajmet e fundit nga showbizi

Kanita është një ndër këngëtaret më të talentuara shqiptare dhe së fundmi ishte në qendër të vëmendjes pas pjesëmarrjen në “Kënga Magjike. Mirëpo, të gjithë Kanitën e njohin nga ‘X factor’ si vajza e vogël, që sfidoi më të rriturit. Por së fundmi, u aludua në rrjetet sociale se ajo është e lidhur me reperin Samir Selimi, i njohur me emrin e artit S4MM. Dhe të gjitha këto aludime kanë ardhur prej disa fotove të postuara në Instagram.

Në atë kohë dyshja zgjodhi të mos reagojë lidhur me lajmin, por tani Kanita ka thyer heshtjen.

E ftuar në emisionin “Rreze dielli” Kanita ka treguar se vizita dhe fotot në të njëjtin vend kanë qenë thjesht rastësi.

“M’u duk shumë e çuditshme, e pashë lajmin nga Parisi, ne kishim publikuar foto në vendin e njëjtë në Paris, në kohën e njëjtë, por nuk është aspak i vërtetë lajmi që jemi bashkë. Për momentin nuk jam në një lidhje dashurie, jam e fokusuar të muzika.” u shpreh këngëtarja.

Më tej ajo shtoi se po përpiqet në maksimum të qëndrojë larg ‘skandaleve’ mediatike, pasi nuk dëshiron që të bëhet e famshme prej tyre.

Image