Nicki: Seksi është shtylla e lidhjes

Nicki: Seksi është shtylla e lidhjes

Showbiz October 19, 2019 - 12:26
Lajmet e fundit nga showbizi

Këngëtarja vazhdimisht ka deklaruar se kurrë nuk ka qenë më e lumtur në jetë dhe se mezi pret të martohet, pavarësisht faktit se fansat ia kanë zënë për të madhe për përzgjedhjen e partnerit, transmeton "Zëri.info".

Nicki Minaj tashmë gjashtë muaj është e fejuar me Kenneth Petty, producentin muzikor dhe kriminelin i cili tri herë ka qenë në burg. Këngëtarja vazhdimisht ka deklaruar se kurrë nuk ka qenë më e lumtur në jetë dhe se mezi pret të martohet, pavarësisht faktit se fansat ia kanë zënë për të madhe për përzgjedhjen e partnerit, sepse mendojnë se ajo është tepër e mirë për të dhe se ka mundur të gjejë shumë më të mirë. Në medie flitej se çifti tashmë është martuar, por Nicki në intervistën e fundit e ka mohuar këtë. “Nuk jam martuar. Kemi marrë lejen për martesë, por po presim për priftin të cilin e njohim që nga fillimi dhe duam që ai të kurorëzojë martesën tonë. Ai ka orar të lirë vetëm gjatë kësaj jave, kështu që unë mund të jem e martuar gjatë shtatë ditëve të ardhshme”, ka deklaruar këngëtarja. 

Minaj njihet për fotot atraktive. të cilat vazhdimisht i publikon në rrjetet sociale, ndërsa gjatë intervistës ka zbuluar se seksi është shtylla e lidhjes së saj. “Ne jemi seksualisht shumë tërheqës për njëri-tjetrin, vazhdimisht bëjmë seks. Nëse i dashur juaj nuk është tërheqës në aspektin fizik, atëherë çfarë bën me të. Mendoj se seksi është shtylla e lidhjes sonë”, ka deklaruar ajo. 

Thashethemet për atë se Nicki do të largohet plotësisht nga muzika janë tërësisht të pavërteta, sepse këngëtarja momentalisht është duke punuar më shumë se kurrë në  këngët e reja, në koleksionin e rrobave e deri te filmat. Ajo nuk e ka ndërmend të ndalet. “Dua të incizoj duet me Adelen. Ky është qëllimi im i ardhshëm”, e ka pranuar ajo/ZËRI

Image