Vajza i pozon pa reçipeta, komentet e Albëries marrin gjithë vëmendjen

Vajza i pozon pa reçipeta, komentet e Albëries marrin gjithë vëmendjen

Showbiz October 15, 2019 - 18:18
Detajet

Anxhelina Hadërgjonaj po tërheq shumë vëmendjen në Instagram kohët e fundit me fotot nga seti i ri fotografik.

Komentet e shumta dhe komplimentat nuk kanë munguar për këngëtaren bukuroshe që prej vitesh i mungon skenës shqiptare.

Në foton e publikuar sot Anxhelina shfaqet vetëm me një xhaketë të zezë teksa pozon pa reçipeta.

Mes komenteve, ka rënë në sy ai i Albëries e cila sapo tregoi që është një nënë moderne.

Albëria i komenton vajzës disa emoji me zjarr duke treguar se e dogji Instagramin.

Image

Albërie Hadërgjonaj njihet si një nga femrat e estradës që po përkujdeset shumë për dukjen e saj dhe që asnjëherë nuk po ndalet duke e shfaqur sensulitetin dhe trupin e saj në formë.

Ajo madje inkurajon të gjitha gratë që të jenë në rehati me trupin e tyre dhe të mos e ndiejnë nevojën që ta fshehin, shkruan Gazeta Express.

Kështu këngëtarja siç duket e ka këshilluar edhe vajzën e saj, e cila vazhdimisht fotografohet duke u shfaqur më sensuale se herën e kaluar.