Çënari i shpreh dashurinë në gjuhën shqipe Almedës dhe të birit

Showbiz October 15, 2019 - 16:22
Lajmet e fundit nga showbizi

Sërish ‘Çënari’, aktori turk sërish tregohet i ëmbël me gruan e tij dhe prejardhjen e saj.

Për dallim nga aktorët e njohur turk, që zgjodhën të martohen me vendaset, Tolgahan Sayisman apo siç e njohin shumica me rolin “Çënari” ka zgjedhur nusen me prejardhje shqiptare, modelen e njohur Almeda Abazin.

Mes tyre duket se ekziston një dashuri e madhe, e cila këtë vit është bekuar me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Efehan.

E së fundmi, “Çënari” në njëren prej fotografive të Almedës, e cila shfaqet me djalin e tyre, në gjuhën shqipe i tha se e do shumë.

“Të dua shumë”, ka shkruar aktori në Instagram.

E gjatë muajit të kaluar çifti bashkë me djalin vizituan edhe Kosovën në një udhëtim 2 ditor.

Pas vizitës së tij në trojet shqiptare, Çënari shkroi në posim në Instagram në gjuhën shqipe, ku falënderoi të gjithë për pritjen e ngrohtë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

......

A post shared by Almeda Abazi Sayëman (@almeda92) on