“13 vite nga sot më rrahu zemra për ty fort”, Lola Haradinaj romantike në përvjetorin e martesës

“13 vite nga sot më rrahu zemra për ty fort”, Lola Haradinaj romantike në përvjetorin e martesës

Showbiz October 14, 2019 - 15:32
Lexoni detajet

Daut Haradinaj dhe bashkëshortja e tij Lola sot festojnë 13 vjetorin e martesës.

Për Daut Haradinajn dhe bashkëshorten e tij Lolën sot është një ditë tejet e veçantë, shkruan lajmi.net.

Kjo për faktin se sot ata festojnë pëvjetorin e tyre të 13-të të martesës, andaj nuk ka pasur se si të mungojë edhe një dedikim romantik në rrjete sociale.

Ishte Lola ajo e cila e ka publikuar një foto në Instagram dhe pranë saj i ka shkruar disa fjalë.

“13 vite nga sot më rrahu zemra për ty fort. Gëzuar përvjetorin e martesës Dao. Je bota për mua Davidin e Trojën. Të dua”, ka shkruar ajo.

Ndryshe Lola ndiqet nga një numër i madh i njerëzve në rrjete sociale dhe merr vëmendjen me veshjen dhe stilin e veçantë.

Image