Ermal Mamaqi publikon video nga filmi ‘I love Tropoja’, shfaqet dhe Rama

Ermal Mamaqi publikon video nga filmi ‘I love Tropoja’, shfaqet dhe Rama

Showbiz October 14, 2019 - 13:00
detajet

Aktori Ermal Mamaqi është duke punuar për filmin e tij më të fundit ‘I love Tropoja’. Ai ka nxjerrë në rrjetet sociale pjesë nga promo e këtij realizimi, ku duket qartë se nuk do të mungojë aksioni, armët dhe kazinotë.

Kjo video e shkurtër konfirmon dhe paraninë e kryeministrit Edi Rama. Ai shfaqet i maskuar me flokë të gjata, ashtu siç ka qarkulluar dhe në fotot më parë në rrjet.

‘Si ky film nuk keni parë ndonjëherë’ shkruan Mamaqi duke shtuar edhe më shumë padurimin e publikut për të parë filmin e tij të dytë.

‘Dy gisht mjaltë’ ishte filmi i parë i Mamaqit, i cili rezultoi një sukses i vërtetë.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Si ky film nuk keni parë ndonjëherë... Do i doni më shumë Tropojanëtë. Tag 1 Tropojan. @ilovetropoja_filmi

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on