Bebe Rexha merr ofertën për bashkëpunim nga idhulli i saj
Showbiz
October 14, 2019 - 11:52
Lexoni detajet
Bebe e ka dhënë lajmin e madh.
Këngëtarja Bebe Rexha ka pranuar ofert për bashkëpunim nga një prej idhujve të saj.
Bëhet fjalë për këngëtaren e famshme Dolly Parton e cila i ka dërguar një video Bebes dhe e ka emocionuar shumë.
“Përshëndetje. Jam një fanse e jotja. Dhe shpresoj që një ditë të bëjmë bashkëpunim. Dikush më tha që edhe ti e do këtë gjë. Kjo më bën të lumtur”, i ka thënë ajo Bebes ndërsa këngëtarja shqiptare lajmin e gëzueshëm e ka ndarë me ndjekësit në Instagram.
“Po vdes. Ajo është një nga idhujt e mi. Shikojeni atë. Ajo është qëllimi im. Ndoshta një bashkëpunim?”, tha Bebe.
E nëse ky projekt do të realizohet sigurisht se do të jetë i suksesshëm dhe një ndër hitet që Bebe Rexha i ka sjell ndonjëherë.