Leonora Jakupi ka një apel për kosovarët
Showbiz
October 14, 2019 - 11:31
detajet
Këngëtarja Leonora Jakupi ka bërë një kërkesë për banorët e Kosovës.
Leonora ka ftuar të gjithë që të ngrejnë zërin e tyre kundër ndërtimit të hidrocentralit në Brezovicë.
Ajo përmes një storie në Instagram ka postuar fotografinë e një pjese të Brezovicës, ndërsa apelon që të mos shkatërrohet vendi i bukur për interesa personale, individuale dhe biznesore, përcjell Gazeta Express.
“Parku nacional Brezovica pa ujë??? Apeloj tek të gjithë qytetarët për mbrojtjen e ambientit. Mos të lejojmë që për interesa personale, individuale dhe biznesore të demtohet natyra jonë e bukur! Kundër hidrocentralit, në mbrojtje të natyrës”, ka shkruar Jakupi.