Rihanna, mahnitëse në paraqitjen e fundit

Rihanna, mahnitëse në paraqitjen e fundit

Showbiz October 14, 2019 - 09:22
Lexoni detajet

Këngëtarja e famshme nga Barbadosi, Rihanna, së shpejti do të publikojë librin e ri vizual autobiografik në partneritet me botuesin global Phaidon, i cili quhet “Rihanna” dhe do jetë me mbi 504 faqe, përcjell "Zëri.info".

Ditë më parë Rihana, 31-vjeçare, u shfaq në muzeun “Guggenheim” për të festuar promovimin e librit, që mban emrin e saj, shkruan “Daily Mail”.

Image

Riri u paraqit edhe kësaj radhe unike dhe me plot stil në një fustan ngjyrë leopardi të hapur te pjesa e gjoksit, këngëtarja kompletoi dukjen me një palë çizme të gjata, me të cilat dukej një divë e vërtetë.

Përndryshe, Rihanna ka paralajmëruar rikthimin në skenë pas tre vjetësh mungesë në muzikë dhe ka deklaruar që është në përgatitje të albumit të ri./ZERI

Image