Don Phenom flet për herë të parë për të “dashurën” e portaleve

Don Phenom flet për herë të parë për të “dashurën” e portaleve

Showbiz October 13, 2019 - 19:39
Lexoni detajet

Çfarë nuk u shkrua për vajzën misterioze që shoqëronte reperin e famshëm shqiptar Don Phenom disa javë më parë në koncertin e Capital T në Tiranë. 

Por Don Phenom nuk reagoi kurrë, të paktën deri ditën e sotme, 13 tetor 2019. Teksa ishte i ftuar në “E Diell” për të folur për sukseset e tij, Don Phenom iu përgjigj kështu lajmit të portaleve:

” Unë nuk i lexoj portalet, jam i fokusuar vetëm te muzika dhe albumi i ri që po nxjerr” shpjegoi ai. “Sa i takon lajmit që qarkullon, në momentin që unë s’e bëj share (shpërndaj) në profilin tim, janë vetëm thashetheme” sqaroi njëherë e mirë reperi duke mbyllur çdo tentativë të moderatorëve për t’i zbuluar diçka më shumë.

Sytë katër te instagrami i Don Phenom këto kohë! Ku i dihet, përveç këngëve mund të postojë dhe foton e saj, këtë herë zyrtarisht!