Po akuzohet për mashtrim, por Loredana Zefi nuk i ndalon shpenzimet marramendëse

Po akuzohet për mashtrim, por Loredana Zefi nuk i ndalon shpenzimet marramendëse

Showbiz September 21, 2019 - 11:10
Detajet

Reperja Loredana Zefi që prej muajit Maj kur shpërtheu skandali me çiftin zviceran është komentuar shumë për jetën e saj luksoze.

Shpenzimet në veshje e vetura iu atribuan parave të zonjës Petra megjithatë këto shpenzime marramendëse nuk po ndalen përkundër bllokimit të xhirollogarive dhe hetimit nga autoritetet e shtetit helvetik.

Mbrëmë, Loredana ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale ‘bishën’ më të re, një orë luksoze ‘Rolex’, tejet e shtrenjtë.

Vlera e kësaj ore tejkalon dhjetëra mijëra euro.

Image