Ky është këngëtari më i paguar për vitin 2019

Ky është këngëtari më i paguar për vitin 2019

Showbiz shtator 21, 2019 - 09:25
Lajmet e fundit nga showbizi

Kanye West ka tejkaluar Jay-Z dhe Drake si reperi më i paguar i vitit 2019, sipas revistës Forbes.

Të enjten (19 shtator), revista e biznesit publikoi listën e tyre vjetore të 20 Yjeve të Hip-Hop-it me më shumë fitime në botë. “Kanye kryesoi listën me një fitim vjetor prej $ 150 milion. Në vendin e dytë është Jay-Z me 81 milion dollarë dhe i treti është Drake me 75 milion dollarë.

Forbes citoi edhe shitjet e perandorisë sneaker Yeezy të Kanye me Adidas, i cili raportohet se pritet të arrijë në 1.5 miliardë dollarë këtë vit, si pjesa më e madhe e të ardhurave të tij nga paratë që ai fitoi brenda vitit kalendarik 2019.