Moderatorja shqiptare: Puthjen e parë e kam dhënë 13 vjeçe dhe ka qenë e shëmtuar

Moderatorja shqiptare: Puthjen e parë e kam dhënë 13 vjeçe dhe ka qenë e shëmtuar

Showbiz September 20, 2019 - 15:58
Lajmet e fundit nga showbizi

Angazhimi më i ri i moderatores Kiara Tito do të jetë vlogimi.

E pikërishtë ditën e sotme ajo ka publikuar dhe video e parë ku ka saktësuar se do ta shohim ndryshe nga qe kemi parë.

Këtë herë pyetjet i bëjne ndjekësit e saj dhe asaj i mbetet të përgjigjet duke shuar kuriozitetin e tyre.

Dhe noramlisht pyetjet e para kishin të bënin me jetën private të moderatores.

Si fillim moderatorja tregoi planet e saj për martesë:

“Normalisht po të ishte për gjyshen time, unë s`duhet të martohem kurrë se nuk s`jam për këtë punë. Po unë vetë e kam në plan pas 10 vitesh”, tha Kiara që shtoi më vonë se me Justin Bieber do martohej menjëherë.

Dikush e pyeti për puthjen e parë dhe ajo u përgjigj: ‘Puthjen e parë e kam dhën 13 vjeç dhe ishte shumë e shëmtuar. Mendoja se ishte si në filma por nuk ishte ashtu’ .ndërsa pyetjes a je e lidhur ajo u përgjigj shkurt :Jo.

Thashethemet për të dhe Butrint Imerin vazhdojnë, edhe pse s`i ka pranuar as njëri dhe as tjetri.