Shokon aktorja: Burri më detyroi në seks në treshe!

Shokon aktorja: Burri më detyroi në seks në treshe!

Showbiz September 20, 2019 - 15:09

Ylli i filmave “Gost” dhe “Dirrty Offer”, Demi Moore, ka shokuar me rrëfimet në librin e saj autobiografik, transmeton Zeri.info.

Image

Bëhet fjalë për biografinë "Inside out", ku ka folur për fëmijërinë problematike, faktin që është dhunuar në moshën 15-vjeçare, por edhe për atë se derisa ishte në martesë me aktorin Ashton Kutcher, ‘kishte edhe një femër tjetër në dhomën e tyre të gjumit’. Moore në këtë libër e ka pranuar se kishte pranuar në seks në treshe, për t’ia plotësuar dëshirat ish bashkëshortit, i cili tani është në martesë ma aktoren Mila Kunis, por tani e ka kuptuar se ky ishte një gabim. “Kam dashur t’i tregoj se mund të jem argëtuese”, ka shkruar Demi.

Ajo ka shtuar se kur ka shpërthyer skandali se Ashton ka bërë seks edhe me një femër tjetër në shtëpinë e tyre, në mbrojtje të tij ai kishte deklaruar: ‘e ajo treshja që kemi pasur?!’. “Jemi fajtor sepse kemi futur personin e tretë në lidhjen tonë, është arsyetuar me këtë kur ka bërë tradhti”, ka shtuar Moore. Demi në këtë libër ka shkruar se Kutcher e ka tradhtuar para divorcit dhe atë në mbrëmjen djaloshare të aktorit Denny Masterson.

“Më vinte për të vjellë kur e kam kuptuar këtë”, ka shkruar Demi. Libri "Inside out" del në shitje më 24 shtator, kur do të mësohen detaje tjera të nxehta nga jeta e aktores së famshme./ZERI