Kaci thotë se frikësohet natën dhe zbulon kush fle me të

Kaci thotë se frikësohet natën dhe zbulon kush fle me të

Showbiz September 19, 2019 - 15:42
Detajet

Kaci Leshi është pa diskutim një prej emrave më të njohur kur bëhet fjalë për stilistët e flokëve në Kosovë dhe rajon.

Puna dhe përkushtimi i tij i jashtëzakonshëm kanë bërë që ai të ketë besimin e shumë vajzave sa i përket dukjes së tyre në ditë të veçanta.

I ftuar në emisionin #Gjesi në T7, bashkë me motrën e tij Zojën, folën për raportin e tyre, mëngjeset punën dhe përditshmërinë.

Ata ndanë edhe shumë detaje interesante nga jeta e tyre personale, duke treguar kështu që Kaci ka frikë të fle vet dhe se deri kur Zoja ishte martuar, ata dy kishin fjetur bashkë në të njëjtin shtrat.

“Ndarja ka qenë tepër e vështirë”, tha ndër tjerash Zoja për #gjesin. Sipas Kacit, arsyeja pse nuk fle vet është se i frikësohet territ. “Pasi u martu Zoja, e kam marrë djalin e vllaut me fjetë bashkë me mu” ishte deklarata e Kacit në lidhje më këtë temë.