Fotografi të rralla të Capital T, atëherë kur nuk e dinte ç’është fama

Fotografi të rralla të Capital T, atëherë kur nuk e dinte ç’është fama

Showbiz September 17, 2019 - 15:27
Detajet

Reperi Capital T ka qenë emri kyç në mediat rozë javëve të fundit, krejt kjo pasi ai është duke përgatitur një koncert në Tiranë, shkruan GazetaBlic.

Capital T po përgatit koncertin e tij madhështorë “Time Capsule” i cili do të organizohet në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Mirëpo, para kësaj dite të madhe për reperin, ai ditën e sotme ka marrë një çmim nga qyteti i Krujës.

Sipas Capital T, Kruja ka qenë qyteti që ai ka vizituar më shumë kur ka qenë i vogël, dhe ndjehet i lumtur që sot mori çmimin “Skenderbe”.

“Kruje o qytet i bekuar… Jam tejet mirenjohes dhe i lumtur qe qyteti te cilin kam vizituar me se shumti qe kur isha femije, me nderoi sot me kete çmim. Nje thuper e vetme thyhet kollaj por te bashkuara nuk i thyen dot kush dhe shqiptaret kur jane te bashkuar ngrihen veç lart… Jam i lumtur qe Kruja bashke me historine qe ka mbi supe me beri sot te ndihem i privilegjuar duke me dhene titullin “Skenderbe” dhe Mirenjohjen e Qytetit keshtu duke me motivuar per te bere me shume. Trim Ademi ju falenderon me zemren te mbushur plot emocion, Capital T ju premton qe do ta ktheje gjithmone koken nga historia e kombit me ane te artit te tij.”, ka shkruar Capital T, ndërsa ka publikuar dhe disa fotografi kur ka qenë fëmijë.

Image

Image