Ava Max shkëlqen nga Milano

Ava Max shkëlqen nga Milano

Showbiz September 17, 2019 - 12:41
Lexon detajet

Amanda Ava Koci, e njohur si Ava Max, është këngëtarja shqiptare e cila ka nisur karrierën e saj muzikore jashtë vendit. Ava ka lindur në SHBA, ku prindërit e saj kishin shkuar nga Saranda, ndërsa tash po bën karrierë në Britani të Madhe, përcjell "Zëri.info".

Ajo ka arritur që me talentin e saj në muzikë të depërtojë në skenën muzikore ndërkombëtare suksesshëm me disa projekte, të cilat patën jehonë të madhe.

Këngët si: “Sweet But Psycho” ose “So Im A”, “Torn” u pritën shumë mirë nga publiku. Së fundmi Ava Max është paraqitur nga qyteti i Milanos, me një stil të veçantë të veshjes.

Ajo mori vëmendjen e medieve dhe të publikut. Kujtojmë që Ava Max po shkon drejt një suksesi të madh duke pasuar rrugën e këngëtareve me prejardhje shqiptare, të cilat e kanë pushtuar botën me muzikën e tyre./ZERI

Image