Nora Istrefi apo Tuna Sejdi? – 'Kunatë si kunadhe', këngëtarja shqiptare flet për të dyja

Nora Istrefi apo Tuna Sejdi? – 'Kunatë si kunadhe', këngëtarja shqiptare flet për të dyja

Showbiz September 17, 2019 - 11:16
Detajet

Këngëtarja nga Shqipëria, Çiljeta Xhilaga së fundmi është vendosur para disa zgjedhjeve mes këngëtarëve të estradës shqiptare.

Xhilaga e ftuar në emisionin “Mirage” ishte e detyruar të zgjedhte mes Tuna Sejdit dhe Nora Istrefit.

Ndonëse një pjesë e madhe e kanë të vështirë të zgjedhin, për shkak të hatërmbetjeve më pas, por një gjë e tillë nuk ishte problem për këngëtaren.

“Këto dyja janë kunata më duket. Moj kunatë si kunadhe i thonë këtij muhabeti. Dyjat të mira, por Tunën sepse kam më shumë kofidencë me të”, ishin fjalët e Çiljetës.

Ndërsa këtë periudhë Çiljeta Xhilaga u përfol për lidhjen e saj me portierin e Kombëtares Shqiptare, ku pas shumë zërave për ndarje, çifti tashmë po dalin hapur edhe në rrjete sociale, duke i shprehur dashurinë njëri-tjetrit.

Në muzikë, këngëtarja është mjaft aktive me projekte, ku ai i fundit është para një muaji, në bashkëpunim me Eston, kënga me titull “A je mirë?”