Partnerja e tij zbuloi gjithçka! Do të fejohet reperi i P.I.N.T

Partnerja e tij zbuloi gjithçka! Do të fejohet reperi i P.I.N.T

Showbiz shtator 12, 2019 - 17:38
Detajet

Blleki është një ndër reperët më të komentuar të labelit të njohur P.I.N.T. Ai ka sjellë disa këngë solo, si dhe bashkëpunime mjaft të suksesshme me Mc Kresha dhe Lyrical Son.

Edhe pse vazhdimisht reperi është munduar që jetën private ta mbaj larg vëmendjes mediatike, duket se syrit të publikut nuk i shpëton asgjë.

Në fillim të këtij viti, në media qarkulloi lajmi se Blleki ka nisur një romancë me kushërirën e Erës dhe Norës, Besa Istrefin. Dyshja nuk reaguan asnjëherë mbi këto lajme ndërkohë që janë parë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit. E duket se çifti kanë vendosur që lidhjen e tyre ta çojnë një hap më përpara.

Së fundmi, Besa është pyetur në Instagram nga ndjekësit e saj nëse është e vërtetë që do fejohet dhe ajo e ka pohuar diçka të tillë, pa përmendur emrin e reperit.

Duke qenë se dyshja kanë zgjedhur një datë simbolike, ditëlindjen e Besës, në një tjetër Instastory ajo ka zbuluar edhe datën që është 10 tetor.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë na ndan më pak se një muaj nga fejesa e reperit me modelen nga Mitrovica.

Rreth pesë muaj më parë Bellki u bë baba i një djali të quajtur Priam, me ish-partneren e tij, të cilën thuhet se e braktisi për Besën.

Image 
Image 
Image 
Image