Kim Kardashian mëson që ka sëmundjen e pashërueshme

Kim Kardashian mëson që ka sëmundjen e pashërueshme

Showbiz shtator 10, 2019 - 21:11
Detajet

Kim Kardashian u pa e përlotur këtë javë në emisionin e saj pasi zbuloi se vuante nga sëmundja e sistemit imunitar, lupus.

Lupus është një sëmundje që prek femrat (mbi 90% e pacientëve) dhe që e bën trupin të mos mbrohet dot nga viruse e sëmundje të ndryshme që qarkullojnë.

Skuqjet e vazhdueshme e lëkurës së fytyrës, sidomos në diell, dhe ndjesitë e vazhdueshme të plogështisë, dhimbjes së kyçeve, janë disa nga shenjat kryesore.

Lupus nuk ka shërim, por mund të mbahet nën kontroll nëse ndiqet një regjim i kujdesshëm gjatë gjithë jetës.