
Transformimi shumë drastik: Askush nuk e njeh më si duket Donat Qosja
Showbiz
August 31, 2019 - 19:49
Lexoni detajet
Për vite të tëra aktori Donat Qosja na shoqëroi të Hënave në serialin ‘Kafeneja jonë’ ku mbahet mend për rolin e ‘Naim shacit’.
Mirëpo, që nga ajo kohë, përkundër disa tentativave për rikthim të serialit popullor, Donatin e kemi parë çdo herë e më pak.
E përgjatë kësaj kohe, ndryshimet në pamjen e aktorit nuk kanë munguar.
Me flokë të gjata, mjekërr të lëshuar e pak të thinjur, ‘Naimi’ shfaqet mjaft më ndryshe nga imazhi i përgjithshëm që mund të na ketë mbetur në kujtesë nga koha e artë e serialit ‘Kafeneja jonë’.
Fotoja është shkrepur në Vuthaj, në xhirimet e një filmi të ri ku aktori i njohur do të jetë protagonist.
