Anita Haradinaj i rregullon flokët te Kaci, e prezanton atë si “deputet”
Showbiz
August 24, 2019 - 20:28
Lexoni detajet
Frizeri i famshëm, Kaci Lleshi dje ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Ky lajm u komentua mjaft shumë, sidomos nëpër rrjetet sociale.
Sot, bashkëshortja e kryeministrit Ramush Haradinaj, Anita e ka vizituar Kacin për një rregullim flokësh, ndërsa nga aty ka shpërndarë një foto në rrjetin social Facebook me mbishkrimin ‘te deputeti’.
Kujtojmë që para tre ditësh kuvendi i Kosovës është shpërndarë, ndërsa priten zgjedhjet e reja.
Zgjedhjet pritet të mbahen në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit, pasi presidenti ta caktojë datën.