A do të bëhet Fero pjesë e “Babastars”? Reagon vetë reperi

A do të bëhet Fero pjesë e “Babastars”? Reagon vetë reperi

Showbiz August 24, 2019 - 20:09
Lexoni detajet

Pak ditë më parë, reperi i njphur nga kosova, Fero, përfundoi kontratën dy vjeçare me labelin “On Records”. Pas kësaj, të gjithë nisën aludimet se reperi do të bëhej pjesë e grupit të njohur “Babastars”. Kjo pasi pasi përveç simpatisë që Fero ka shfaqur shpesh për këngët e këtij labeli, së fundmi ai është parë shpesh nën shoqërinë e Getoar Selimit.

Deri më tani, vetë Fero nuk kishte bërë asnjë reagim duke e lënë këtë mundësi të “hapur”. Por duket se pa humbur kohë reperi ka bërë lëvizjen e rradhës.

Tani që nuk është më pjesë e “On Records”, automatikisht projektet e reja muzikore të artistit nuk do të publikohen më në kanalin e labelit. Kështu që ditën e sotme Fero publikoi kanalin e tij të ri. Duke e postuar në Instagram, ai i bëri thirrje të gjithë fansave të tij që tani duhet ta ndjekin aty.

Kjo nënkupton që antarësimi në “Babastars” nuk është në planet e afërta të Feros dhe ai do të vazhdojë karrierën si artist i pavarur. Në të kundërt, këngët e tij do të çublikoheshin në kanalin e labelit “Babastars”.

Image