Dua Lipa rrëzohet gjatë xhirimeve

Dua Lipa rrëzohet gjatë xhirimeve

Showbiz August 21, 2019 - 09:04
Lexoni detajet

Dua Lipës i ndodhi e papritura gjatë realizimit të reklamës për brendin “YSL”.

Dua Lipa së fundi është bërë imazh i brendit “Yves Saint Laurent” në kampanjën me moton “Jam e lirë”.

Në këtë kampanjë Dua shfaqet me shqiponjë, ndërsa mesazhi kryesor jepet edhe në gjuhën shqipe.

Së fundi, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një video nga prapaskenat e kësaj reklame, ku shihet se jo gjithçka shkoi siç ishte planifikuar.

Në video shihet momenti kur dallgët e rrëzojnë Duan buzë detit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

If you wanted to see how our last shot went... wait for it ë ë @nabildo @yslbeauty

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on