Pëlqehet kënga “Shqiptar” nga Mozzik dhe Unikkatili, arrin një milion klikime për dy ditë

Pëlqehet kënga “Shqiptar” nga Mozzik dhe Unikkatili, arrin një milion klikime për dy ditë

Showbiz July 23, 2019 - 22:49
Detajet

Dy yjet e hip hopit, Mozzik dhe Unikkatili, ditë më parë sollën bashkëpunimin “Shqiptar”. 

Ky bashkëpunim i dyshes u mirëprit mjaft mirë nga publiku, ku vetëm për dy ditë në rrjetin YouTube ka kaluar mbi një milion shikime.

I lumtur për këtë sukses, reperi nga Ferizaji ka ndarë me ndjekësit në fotografi, ndërsa falënderon fansat e tij.

“Faleminderit”, ka shkruar ai krahas imazhit.

Në njoftimin e tij, Mozzik thoshte se kjo ishte një ëndërr e bërë realitet, ndërsa kjo ka qenë një befasi tejet e madhe edhe për publikun.

Ndryshe, artistët pritet të performojnë së bashku më 27 korrik në Mitrovicë dhe ky është koncerti i fundit i Unikkatilit në karrierën e tij.