Modelja e njohur për ish-partnerin: Nuk mund ta urrej babanë e fëmijës tim

Modelja e njohur për ish-partnerin: Nuk mund ta urrej babanë e fëmijës tim

Showbiz July 19, 2019 - 09:57

Ani pse të ndarë, modelja e njohur thotë se nuk mund ta urrejë ish-partnerin.

Modelja e njohur, Khloe Kardashian, ka folur për ish-partnerin e saj Tristanin, pas një postimi të fundit që ka qarkulluar në media e publik, shkruan lajmi.net.

Një postim të fundit e ka bërë DeMarko Gage, i njohur si ylli i rrjeteve sociale, teksa thotë se Khloe e urren ish-të dashurin e saj. “E di që Khloe e urren Tristanin por vajza e tyre po duket sikur ai”, ka shkruar ai.

E nuk ka munguar replika e Khloe e cila ka treguar se nuk e urren atë, madje nuk mund ta bëjë pasi është babai i fëmijës së saj.

“Pse mund ta urrejë një njeri kur më ka ndihmuar të bëjmë një engjëll? Njerëzit bëjnë gabime por nuk mund t’i urresh. Jam shumë e zënë duke e rritur dhe mbrojtur vajzën time. E ëmbla True gjithmonë ka qenë si babai i saj. Ajo është e bukur”, tha ajo.

Kujtojmë se Tristan Thompson e kishte tradhtuar atë me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Khloe Kardashian u bë nënë për herë të parë vitin e kaluar.

Image

Image