Gati u zunë për miliarderin iranian, por Fjolla Morina ka diçka për t’i thënë Morenës

Gati u zunë për miliarderin iranian, por Fjolla Morina ka diçka për t’i thënë Morenës

Showbiz July 18, 2019 - 21:40
Lexoni detajet

Lidhja e Morena Tarakut me miliarderin iranian, Sasha Sobhani bëri bujë në media muaj më parë, shkruan GazetaBlic.

Pas ndarjes ai u fotografua me këngëtaren Fjolla Morina, ku dhe e publikoi një fotografi në InstaStory të tij, por më pas ata filluan të ziheshin në rrjete sociale.

Krejt kjo pasi Sasha u shpreh se nuk e njihte Fjollën, dhe se u shpreh se ajo i kishte thënë ta bënin një foto bashkë, ku madje e quajti dhe fanse të tij. Pas kësaj reagoi ashpër dhe Fjolla Morina duke e quajtur mashtrues miliarderin iranian.

Aty u komentua gjatë raporti i Fjollës me Morenën, por për të dëshmuar se vazhdojnë ende të kenë raport të mirë me njëra-tjetrën, Fjolla Morina publikonte fotografi bashkë me Morenën, foto këto të realizuara më parë, gjë që kjo e fundit nuk iu përgjigj asnjëherë.

Tani pas kaq kohësh, Fjolla ka bërë po të njëjtën gjë, kështu ka publikuar një video me këngën e Morenës në sfond dhe ka shkruar:

“Ku je o shpirt se je humb, Morena knej, Morena anej”.