Rezarta Shkurta tregon gabimin më të madh në jetë: Po jeni në kohë, ju lutem mos e bëni!

Rezarta Shkurta tregon gabimin më të madh në jetë: Po jeni në kohë, ju lutem mos e bëni!

Showbiz korrik 18, 2019 - 13:05
Lexo Detajet

Rezarta shkurta është një nga emrat më të përfolura të medias rozë. Dikur si këngëtare dhe tashmë si biznesmenë, por dhe si partnerja e nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha, ajo nuk mbetet asnjëherë jashtë vëmendjes.

Rezarta ka postuar një foto ku me anë të një filtri ka provuar si duket me pirsing në hundë.

“Shënim për mamin: E di që ma kontrollon Instagramin, qetësohu nuk e kam shpuar vërtet hundën”, shkruan Rezarta ndërsa në postimin tjetër tregon gabimin më të madh që ka bërë në jetë.

“Gabimi më i madh që kam bërë në jetë, i kam hapur mamit Instagram. Ju që jeni ende në kohë mos e bëni ju lutem”, shkruan Rezarta duke treguar që e ëma i ka dërguar mesazh ku i thotë: “S’të ka lënë mendja besoj”.

Së fundmi ajo është përfolur për udhëtimet dhe dhuratat e luksit që ka marrë nga bashkëshorti pas daljes nga burgu, si i përfshirë në çështjen ‘Xibraka’.

Image

Image