Ledri gati për t’u bërë baba, jep deklaratën e papritur

Ledri gati për t’u bërë baba, jep deklaratën e papritur

Showbiz July 16, 2019 - 12:25
Lexo Detajet

Artisti i skenës sonë, Ledri Vula kohëve të fundit nuk është se po bën ndonjë lajm sa i përket jetës private, por ai duket se e ka “në cevë” të bëhet baba. Të paktën kështu deklarohet në intervistë.

Stafi i emisionit “Sonte” ishte i ftuar në qytetin e Gjakovës, në MTLK Club ku atje performoi Ledri, shkruan Gazeta Express.

E intervista që u realizua bashkë me artistin dhe Dj e tij GramoF nxori shumë lajme.

Ai përveç që zbuloi bashkëpunimin e radhës me Ermal Fejzullahun i cili do të vijë shumë shpejt, Ledri dha edhe një deklaratë të papritur.

Përderisa GramoF foli rreth të qenurit baba, reagoi Ledri duke thënë se “tu e pa kto sa i lumtur bëhet me djalë ma ka shti n’qef edhe mu’’.

E pyetjes se kur do të bëhet Ledri baba reagoi GramoF: ‘’tu e dhez unë, n’cevë osht’’.

Kjo bëri që të dyshojmë se artisti shumë i dashur i publikut do të bëhet shumë shpejt baba.