Baby G i jep fund lidhjes së saj të dashurisë me reperin shqiptar

Baby G i jep fund lidhjes së saj të dashurisë me reperin shqiptar

Showbiz korrik 11, 2019 - 14:48
Lajmet nga showbizi

Dy javë më parë, Baby G dhe i dashuri i saj Lim Hoti publikuan projektin e tyre “Pretty Gangster”.

Baby G dhe Lim patën një skenë në klip ku shfaqeshin në momente romantike në makinë.

Mirëpo, siç duket ndonëse kishin shumë pak kohë bashkë, Baby G dhe Lim Hoti i kanë dhënë fund lidhjes.

Dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në Instagram dhe madje i kanë fshirë fotot që kishin së bashku, për arsye ende të paqarta, dhe deri tani nuk kanë bërë ndonjë reagim.

Ishte muaji i shkurt i këtij viti, pikërisht “Dita e të dashuruarve”, kur Baby G zbuloi lidhjen e saj të dashurisë me reperin nga Shqipëria, Lim Hoti.

Image